Takim Informues  për Reformat në Sistemin e Sigurimit Social dhe Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar

Më 19 maj 2026, në hapësirat e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Lindor në Shtip, u mbajt takim informues në kuadër të “Projektit për Administrimin e Sigurimit Social” (SIAP), të cilin Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e zbaton me mbështetjen e Bankës Botërore.

Në takim morën pjesë përfaqësues të komunave Berovë, Shtip, Vinicë, Koçan dhe Zërnovc, të cilët u njohën me proceset aktuale reformuese dhe ndryshimet ligjore në fushën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe sistemit të sigurimit të detyrueshëm social.

Në pjesën hyrëse, Irena Karakasev prezantoi njësinë projektuese në kuadër të Ministrisë, rolin dhe aktivitetet e saj në kuadër të projektit SIAP. Në vazhdim u prezantua komponenta që i referohet Trupit Qendror Koordinues për Vlerësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar (CDDCU), me fokus në krijimin e një sistemi të unifikuar dhe funksional për vlerësimin e aftësisë së kufizuar.

Arlinda Ballazhi prezantoi komponentën që lidhet me Sistemin e Unifikuar të Regjistrit për Sigurim Social (SURS/RZSO), ku u prezantuan ndryshimet ligjore dhe përfitimet nga modernizimi i sistemit dhe avancimi i menaxhimit të të dhënave.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e institucioneve lokale treguan interes të veçantë për proceset reformuese, duke hapur çështje që lidhen me metodologjinë e vlerësimit, kategorizimin, bazat lokale të të dhënave dhe planet sociale për personat me aftësi të kufizuar. U theksua nevoja për koordinim dhe bashkëpunim më të fuqishëm institucional në nivel lokal.

Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe shërbeu si mundësi për shkëmbim përvojash, informacionesh dhe praktikash lidhur me procesin e zbatimit të reformave.

Foto Galerija