Më 23 dhjetor 2025, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në kuadër të Projektit për Administrimin e Sigurimit Social, të mbështetur nga Banka Botërore, mbajti një takim informues kushtuar procesit të pilotimit të sistemit për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me Ligjin për sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
Qëllimi i takimit ishte informimi i palëve të interesuara mbi aktivitetet që Ministria po zbaton në kuadër të fazës pilot, si dhe prezantimi i Metodologjisë Kombëtare në draft për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe mënyrës së zbatimit të saj në praktikë.
Gjatë takimit u prezantuan aspektet kryesore të procesit të pilotimit, roli i institucioneve kompetente dhe rëndësia e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave të tyre. Të pranishmit morën pjesë aktive në diskutim me pyetje, komente dhe propozime, të cilat do të merren parasysh në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit.