Më 2–3 shtator 2025, një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut realizoi një vizitë studimore në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, e fokusuar në rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Vizita u organizua në kuadër të projektit SIAP të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë programit dyditor, delegacioni u njoh me kuadrin ligjor dhe institucional slloven, mekanizmat e financimit përmes një fondi të dedikuar për aftësinë e kufizuar, si dhe me zbatimin praktik të shërbimeve të rehabilitimit profesional. U zhvilluan vizita në Institutin Universitar të Rehabilitimit URI Soča dhe Institutin Papilot, ku u prezantuan modele konkrete dhe praktika të suksesshme për përfshirjen në tregun e punës të personave me lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar.

Përvojat dhe praktikat e shkëmbyera përbëjnë një bazë të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të modelit kombëtar për rehabilitim profesional dhe punësim të mbështetur në Maqedoninë e Veriut.