Më 20 janar, në kuadër të konferencës rajonale në Rumani, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët e Bankës Botërore për të diskutuar progresin e Projektit të Administrimit të Sigurimit Social, i zbatuar nga Ministria me mbështetjen e Bankës Botërore.

Projekti, me vlerë 13.8 milionë euro, është një nga reformat kryesore në sistemin e sigurimit social. Në vetëm një vit e gjysmë kemi trefishuar realizimin e mjeteve dhe kemi përshpejtuar ndjeshëm zbatimin.

Reforma të ardhshme përfshijnë: një sistem të unifikuar të regjistrimit të përfituesve (SURS), një sistem të ri për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, përmirësimin e kushteve të punës për personat me aftësi të kufizuar dhe modernizimin e proceseve institucionale.

Me Bankën Botërore u diskutua edhe mundësia e zgjatjes së afatit të projektit për të siguruar zbatim cilësor dhe sisteme të qëndrueshme që funksionojnë pa pengesa.

Angazhimi ynë mbetet i qartë: një sistem modern, i drejtë dhe efikas i sigurimit social, në shërbim të çdo qytetari.